Jo jo , kam pare shume gaforre. Ti hajde shikoje njehere realitetin nga afer dhe pastaj gjyko. Une te them shqiptaret e hershem ketu jane bere si turq... as duan tja dine ekzistojme apo jo. Thjesht pohojne qe jane shqiptare po sikur te kesh lakun ne fyt nuk ta heqin.
Jam shume dakord qe pushtimi osman e dobesoi pa mase Shqiperine. Ishte pushtues dhe si i tille duhet pare , nuk kishte si te qe i mire. Une thjesht nuk jam dakord me disa euforizma te tipit "hajde mbledhim shqiptaret ne turqi e te shkaterrojme turqine" sepse me duket praktikisht e pamundur. Nuk jam dakord as me ata qe thone se qeverria e sotme turke na paska qellime te keqija per Shqiperine.
Qe na lane nen roberine sllave jam dakord deri diku. Por prap duhet pranuar se nuk na la perandoria me qellim qe te na pushtonte sllavi. Pushtimi i sllavit ishte pasoje e nje dobesimi te Shqiperise nder vite. Perandoria ra per vete , keshtu qe nuk kishte si te na linte qellimisht ne duar te sllavit.
Krijoni Kontakt